Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Ahmeti me ambasadorin francez: Çdo vonesë, mundësi për kundërshtarët e rrugës sonë

ahmeti-640x367

MAQEDONI- Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zhvilluar një takim pune me ambasadorin e Francës në Maqedoni, Kristian Timonier.

Gjatë takimit u diskutua hapur mbi situatën politike në vend, rrethanat gjeopolitike dhe mundësitë për zgjidhje të ngërçit politik dhe institucional në vend.

Ahmeti u ndal tek të gjithë hapat konstruktivë për dalje nga kriza që ka ndërmarrë Bashkimi Demokratik për Integrim në përputhje me pritjet e qytetarëve dhe pritshmëritë e komunitetit ndërkombëtar.

“BDI si parti fituese tek shqiptarët dhe përcaktuese në këtë mandat, i dha përkrahjen vendimtare shumicës së re reformuese parlamentare për të formuar një Qeveri e cila do të zbaton agjendën dhe programin e paracaktuar nga komuniteti ndërkombëtar nëpërmjet zbatimit të përpiktë të reformave në gjyqësor, rrumbullakësimit të Marrëveshjes së Ohrit, integrimit euroatlantik”, tha kreu i BDI.

Ahmeti njoftoi ambasadorin Timonier se BDI ka vijuar, edhe përtej ndërmarrjes së të gjitha hapave paraprakë, me përpjekjet për dalje nga kriza duke ftuar në veçanti dy partitë politike maqedonase që të angazhohen pa asnjë vonesë në drejtim të gjetjes së zgjidhjes dhe realizimit të pritshmërive të qytetarëve për paqe, stabilitet dhe siguri.

“Çdo vonesë paraqet mundësi për kundërshtarët e rrugës sonë drejt integrimit në NATO dhe BE për të shtruar ndikimin e tyre dhe për të thelluar hendekun midis qytetarëve të vendit tonë”, tha Ahmeti.

(BalkanWeb)


KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.