BERAT- Një aksident automobilistik ka ndodhur sot në Berat, ku janë përfshirë dy automjete.

Ngjarja në fjalë ka ndodhur në aksin Kombinat-Uznovë, mes dy urave, asaj të Goricës dhe Urës së Varur. Burime zyrtare nga policia bene me dije se dy persona kane mbetur te plagosur “BalkanWeb” mëson se një nga automjetet ka dalë nga rruga.

Nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë, ndërkohë që policia po zbardhjen e plotë të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISE
Në orën 14.45, Salla Operative u lajmërua se në rrugën Antipatrea në vendin e quajtur Ura e Goricës ka ndodhur një aksident. Menjëherë në vendngjarje mburritën shërbimet e policisë ku konstatuan se mjeti me targa AA950AC është përplasur me mjetin tip Wolksvagen me targa AA252LN dhe mjetin tip Benz me targa AA179DH.

Drejtuesi i mjetit me targa AA950AC shtetasi E.M, 30 vjeç dhe pasagjeri shtetasia K.Ç, 25 vjeçe, janë transportuar për në Spitalin Rajonal Berat ku po marrin ndihmë mjekësore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: