Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Aksidenti i deputetit të PDIU, reagon ashpër PD: Çfarë fshihte në makinë miku i Ramës dhe kush po e mbron?

PD-selia

TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar sërish sot në lidhje me aksidentin e rëndë të deputetit të PDIU, Aqif Rakipi që i mori jetën një 54-vjeçari. Për PD-në dëshmia e të afërmve të viktimës tregon se kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale.

PD e quan ‘mik të kryeministrit’ deputetin e PDIU dhe thotë se ai po mbrohet në kurriz të viktimës. Po keshtu PD ngre dyshime se çfarë fshihte në makinë deputeti kur bëri aksidentin. Por, nga ana tjetër paralajmëron se kushdo që po e favorizon do mbajë përgjegjësi.

DEKLARATA E PD
Deshmia e kusherinjve te Seit Sorrës, viktimes se aksidentit, eshte tronditese dhe tregon se kemi te bejme me nje ngjarje kriminale.

Kusherinjte e viktimes, deshmitare okulare, rrefejne se deputeti, mik i Rames, Aqif Rakipi, sapo ka perplasur per vdekje Seitin, eshte larguar menjehere nga vendi i ngjarjes. Ata thone se deputeti Rakipi, iku pa u ndalur fare, sikur donte te fshihte dicka. Largimi i tille nga vendi i ngjarjes eshte kriminal dhe i thellon permasat kriminale te ngjarjes.

Cfare po fshihte deputeti mik i Rames? A ishte ai ne gjendje te intoksikuar nga alkoli apo substanca te tjera? Cfare kishte ne makine miku i Rames, i cili nuk donte qe policia ta gjente makinen ne vendngjarje e ta kontrollonte. Dhe me e pakta, pse nje i zgjedhur, nje deputet, nuk kujdeset per viktimen nuk i ofron ndihmen e pare por iken me shpejtesi pa u ndalur menjehere pasi ka perplasur per vdekje nje njeri?

Nxitimi i policise dhe organeve ligjzbatuese per te shpallur fajtor viktimen e per te nxjerre viktime fajtorin vetem pse eshte mik i Edi Rames, eshte skandaloz, eshte revoltues, eshte poshterues.

Partia Demokratike ben thirrje per hetim te plote te rrethanave dhe pergjegjesi te plote para ligjit per deputetin. Partia Demokratike paralajmeron kedo person qe po favorizon mikun e Rames ne kurriz te viktimes, se cdokush qe shkel ligjin do te mbaje pergjegjesi.

(m.k/BalkanWeb)


Komente ( 18 )

  • Në pushtet jeni cfar cani dërrasat? Për çfar jeni në qeveri për ti je gojore Edi Rams?!
    Ministrinë e rendit ju.
    Ministrinë e drejtësisë ju.
    SHISH ju.
    Presidencën ju. Iliri është më shumë grabitqar dhe aleat që shqyen me ju, se president i shqiptarve.
    Gjykatën e prokurorinë ju.
    Rakipin me votat tuaja e zgjodhet legjislaturën e shkuar. Dhe po ai mafjoz që ishte është.
    Po ju se keni për turp me votat tuaja keni zgjedhur dhe Bollanon, Dulën, shitjen e detit, Janullën në krye te KOASHit etj etj.
    Parti plehër!

  • Ke fshihte?!
    Fllazicin?! Arkanin?! Teseren e PPSHse?! Predhat e Gërdecit?! Kufomat e fëmijve të Gërdecit?! Kufomat e 21 janarit?! Urdhrat për bombardime me armë kimike?! Fermanin e shitjes se territorit tek greku?! Gjobat e Gites?! Apo një tutkun si Luli për kryetar, tani që Idrizi iku për l”’!
    Mirë ky që është një ordiner dhe lafarak në dorë të të cilit ka ngelur çështja çame, por degradimi i partisë së parë demokratike në historinë e Shqipërisë në një garnizon hajdutësh që shqyejnë, vjedhin, vrasin, shesin territore, destabilizojnë vendin, flasin karagjozlleqet, që dekompozohen mes klithjesh, akuzash histerike, më në krye një kukull dhe një plak matuf që e mban prej hallatesh, është ndofta drama me e madhe historike e një institucioni politik në shfarosje e siper. Jeni partia më antishqiptare, me fshatarake, me haxhiqamiliste dhe idiote e historisë, të paaftë të ndryshoni qoftë edhe një milimetër edhe kur vota masive ju ka poshtëruar masivisht, gjuhën tuaj, hipokrizinë, histerine, politikën tuaj, liderët tuaj karagjoze dhe të diskretituar!

  • Xyz

    Nga fara e keqe nuk del kurre bime e mire. Mjere ky vend, se c’e ka gjetur! Kush po ia drejton punet e kush po ia ben ligjet!!!

  • Ministri i brendshem eshte i PD, Ministri i drejtesise eshte i PD, kryeprokurori eshte i PD, gjykatat jane ne PD, KLD eshte i PD (nuk e shkarkuan dje gjykatesen e korruptuar). Cfare dreqin kerkojne?

  • A

    Keta te pd thone te verteten populli eshte dele

  • Lehet ju te pds .ju veat 4 ne bulevard e nuk treguat kush i vrau .apo per ju tre dit zgjat cudia me e madhe

  • Keto te PD me teorite Konsiparitive qe ta bejne lemsh populli more lereni cfare fshihet ta gjeje ministra demiri. Po AI vrau nje njeri e la NE mes rruges Kaq mjafton Infantile PD.

  • P.D kalbesire.
    Po pse more zagare keshtu bahet opozite.
    Megjithse ministri brendshem eshte i juaji policia e ka bere detyren.
    Jane prokuroret dhe gjykatesit tuaj qe i mbroni me “passion”ata qe kane vendosur lirimin.
    Jane dhallat dhe gjingjonat tuaj ata qe vendosin “drejtesine”
    Peshtyni perpjete ju o derra se ne fytyrat tuaja po ju bien

  • Mos ka ndonjë zhvillim të papritur në lidhje me çështjen çame, mor aman!!!! Mos na e mbani të fshehur, or ju bëftë Peçua juve, se kjo do të ishte gjëmë e shkuar gjëmës… Sa për vrasjen e një njeriu? Mos u merrni me vogëlsira, or të uruar, njerëz ka sa të hanë qëntë. Çështja çame, po, kjo ka rëndësi…

  • Po fshihte bombe berthamore,po dashnoren po fshihte,sic i fshihni te gjithe ju politikane fodulla e qelbesira

  • qeveria Rama se ka problem fare te kaloje mbi kufoma.. meditoni o njerez sa jeni gjalle..
    sa ju vlen jeta per “banden” socialiste dhe Ramen?
    zero..
    hani plehra kimike dhe kancerogjene..
    ketyre aq i plas..

  • @Ha ka me Kriminele se Juve te PD..
    cfare bajge je ti mo?
    ky palo deputet, vrau nje njeri, e ekzekutoi ne mes te rruges, iku dhe e la aty si qen dhe ti o bajge njerezore e njejte me Ramen, guxon dhe kalon mbi kufoma dhe akuzon PD?
    o zot, cliroje shqiperine nga psikopatia e PPSH dhe zhduke kete oktapod qe po pin gjakun qe quhet PS dhe fshataret qe i shkojne pas..

  • Po mir se prokuroret kan nje ligj per deputeten e nje ligj per fukarejt ky nuk eshte faj prokuroreve se dhe ato jan hajduta vet nuk ti drejtoj gishtin hajduti hajdutit pastaj ky eshte miku i rames nuk denohet

  • Po aludohet se fshihej ndonje zocke apo droge ?
    Tani eshte vone,vetem deputeti e din te verteten.
    Po pse eshte demtuar nga ana majte dhe jo e djathte makina ? Po vraponte i ndjeri ?
    Ngushellime familjareve.

  • Shkoni mer me Fantazira..juve..
    Plehra … merni me Legena qe keni ne PD ku 99 % jane Kriminele..

  • O ediiii ramaaaa ku e ku hedhur shtetin ligjor mor njeri shi cpo behet ktu ku ti morre 74mandate po na mysin horrat ghirru mendjes edo se as 6muj sdo e shtysh kshu

  • Ani

    Do kete pas dashnoren ne makine ose pak bat. Aksidento eshte aksident dhe mund ta kete viktimen fajtor, por terheqja zvarre e trupit dhe mosndihma apo arratisja jane kriminale e jo te denja per nje njeri disido e jo me nje te zgjedhur nga partia, se populli voton parti ne jete rast nje cam per koke te camit. Po normal se nje pis fytyrderr e ka zgjedhur nje plehre te tille. Imagjino se ke mund te ndihmoje ai njeri pervec vetes. Sa per shok a mik me Ramen une po them psh eshte mik me Zenin e Saliut

  • Po ministri i brendshem i juaji eshte pse nuk zbaton ligjin. Sa per ate qe eshte largur dhe pa dhene ndihmen e par, minimu 6 muaj bur duhet te rri brenda.
    Po tani kemi te bejme me deputet, faji eshte jetim, deputeti me pushime jashte vendit se ne shqiperi nuk ka kishte per pushime.
    Ah mjer delet e mia

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .