KUKES – Ka ndërruar jetë pak minuta më parë 29-vjeçarja Stela Gjoka, drejtuesja e mjetit që u plagos rëndë në aksidentin e ndodhur sot pasdite në rrugën e Kombit, në afërsi të tunelit të Kalimashit.

Përveç saj siç mëson “BalkanWeb” i plagosur ka mbetur edhe një pasagjer nga Kosova, të cilit po i jepet ndihma e nevojshme mjekësore në spitalin e Kukësit.

Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë lagështira në rrugë, çka ka bërë që mjeti “Volkswagen” i drejtuar nga vajza mirdotore të dalë nga rruga.

Njoftimi i policise
Më datë 12.11.2017, në rrugën e Kombit, në afërsi të tunelit të Kalimashit, ka dalë nga rruga mjeti tip “Volkswagen” me targa AA 477JB, që drejtohej nga shtetësja S.Gj.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesja e mjetit, shtetësja S.Gj., 29 vjeçe, banuese në Mirditë, dhe shtetasi R.F, 32 vjeç, banues në Ferizaj, Kosovë.

Të dëmtuarit ndodhen në spitalin e Kukësit, ku drejtuesja e mjetit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetsore.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb