TIRANE- Aksidenti tragjik i mesnatës së të mërkurës ku humbën jetën taksisti 60-vjeçar Bujar Agalliu dhe pasagjerja e tij 23-vjeçarja Elena Avdillari është e rrethuar me mister dhe elemente ende të paqarta, që kur në çantën e së ndjerës policia gjeti një biletë vetëm arrdhje drejt Italisë.

“BalkanWeb” ka mundur të sigurojë biletën, me të cilën 23 vjeçarja do të udhëtonte drejt Italisë. Siç duket nga bileta vajza ka bërë check-in në orën 19:57, ndërsa trageti do të nisej në orën 22:00.
biletat
Burime për ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ bëjnë me dije se vajza pasi ka bërë chek in është paraqitur në policinë kufitare, por është kthyer mbrapsht nga efektivët dhe nuk ka mundur të hipë në traget.

Ajo nisi udhëtimin e kthimit drejt Tiranës me taksistin Agalliu, ndërsa ngjarja mbetet e dyshimtë dhe nuk përjashtohet as pista e vrasjes. Policia do të kqyrë të gjitha kamerat e sigurisë së Portit për të mësuar lëvizjet e vajzës para se të merrte taksinë. Kapja e shoferit të “Benzit” pritet gjithashtu të hedhë dritë, nëse ai dhe viktima kishin njohje me njëri-tjetrin.

Nga hetimet paraprake rezulton se të dyja mjetet kanë qenë me shpejtësi, veçanërisht Benzi, drejtuesi i të cilit, Fatjon Zhaporja dyshohet se ishte edhe i dehur. Pas përplasjes, ai dhe personi me të cilin udhëtonte u larguan në drejtim të paditur. Pak orë më vonë policia identifikoi 34 vjeçarin Fation Zhaporja dhe e shpalli në kërkim.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb