Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
Lajme
Grupet
Rezultatet
Kalendari
RUSI 2018
5 - 2

Belgjikë - Tunizi

RUSI 2018
17:00

Republika e Kores - Meksikë

RUSI 2018
20:00

Gjermani - Suedi


Aksidenti në Velipojë, thellohet tragjedia për familjen Preka, humb jetën edhe vajza 10-vjeçare

Aksidenti

SHKODER- Ndërsa dje tre anëtarë të familjes Preka në Shkodër, u përcollën në banesën e fundit mes kujës e lotëve, pas aksidentit ku u përfshinë mbrëmjen e së dielës, tragjedia bëhet më e madhe. Sot ka humbur jetën edhe vajza 10-vjeçare e familjes, Noem Preka.

Burime zyrtare pranë spitalit të Shkodrës bëjnë me dije se vajza ka 20 minuta që ka ndërruar jetë.

Noemi Preka, që nga dita e aksidentit është mbajtur në jetë vetëm nëpërmjet aparaturave të spitalit, kjo pasi, truri i saj nuk funksiononte.

E vetmja e mbijetuar e aksidentit është Evisa Preka, nëna e Noemit, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Shkodrës.

Për ndarjen e saj nga jeta ka reaguar edhe Dom Marjan Gega, i cili përmes një statusi në Facebook thotë se Zoti e ka dashur të voglën më shumë se sa njerëzit dhe ka preferuar ta bashkojë me familjen.
noem-preka
“Me sa duket Zoti te deshti ma shume se sa ne. Ma shume se te qendroje me ne, ndoshta te gjithe jeten e pikellume, ai i Lumi preferoi me te bashku me baben, motren e vllaçkon tand!
Pushofsh ne Paqe Noemi”,- shkruan ai në Facebook.
(m.a/BalkanWeb)