LIBI– Gjykata e Libisë ka dënuar me vdekje djalin e Muammar el Gaddafit, Saif al islam dhe 8 persona të tjerë. Të gjithë këta persona së bashku akuzohen për krime lufte në kryengritjen e 2011-ës.

Sipas BBC, djali i Gaddafit dhe bashkëpunëtorët e tij ishin në proces me disa bashkëpunëtorë të tjerë të liderit të rrëzuar.

Të njëjtat burime konfirmuan se djali i diktatorit më të rrezikshëm në atë kohë në Libi nuk ndodhej në sallën e gjyqit në momentin e dhënies së vendimit, por shihte gjithçka me anë të një video-konferencë.
Saif al islam po mbahet nga një ish-grup rebelësh nga qyteti Zintan, që refuzojnë ta lirojnë.

Muammar Gaddafi ka qenë udhëheqës i Libisë në vitet 1969, deri në 2011, e më pas u ekzekutua.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: