PUKE-Akuzat e opozitës sipas së cilës kryeministri Rama është shoqëruar me Arben Frrokun gjatë fushatës elektorale në Pukë, kanë hapur jo pak debate mes palëve ditët e fundit. Të djathtët akuzojnë maxhorancën se përdori Arben Frrokun, të akuzuarin për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj, për të shantazhuar qytetarët në zgjedhjet për Bashkinë e Pukës dhe për këtë e shpërbleu me lënien të lirë për të kaluar kufirin.

Ne kemi siguruar disa foto ku duket kryeministri Rama teksa qëndron i ulur në ambjentet e jashtme të hotel turizmit në Pukë, para nisjes së mitingut elektoral. Sipas informacioneve në këto momente Arben Frroku ka qenë brenda turizmit, ndërsa socialistët e pranishëm aty sigurojnë se kryeministri rama i është shmangur komunikimit, madje dhe afrimit me Arben frrokun. Ndërkaq kryetarja e forumit të Gruas Socialiste Angjelina Meta Paloka, e cila është bërë pjesë e tavolinës ku qëndron Rama, siç duket edhe në këto foto, mohon kategorikisht që Frroku të ketë qenë aty i pranishëm.

Sipas Angjelina Palokës, Arben Frroku ka qënë në Pukë dhe këtë e dinë të gjithë, por për të kërkuar kërkuar vota për partinë Kristjan Demokrate, të drejtuar prej vëllait të tij, Mark Frroku.

(a.n/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: