Sokol Luke është një 60-vjeçar nga Gjirokastra që prej kohësh vuan nga diabeti. Dy vite më parë gjendja e tij u përkeqësua kur si pasojë e diabetit mjekët i presin njërën këmbë.

Ky ka qenë momenti kur jeta e Sokolit dhe familjes së tij nisi të përkeqësohej. Pamundësia për të lëvizur lirshëm e detyroi jo vetëm të braktisë punën, por edhe të mbyllet në shtëpi ku ka nevojën e vazhdueshme të përkujdesjes dhe shoqërimit. Të vetmet të ardhura në familjen me pesë anëtarë janë pagesa e kempit, e cila shkon për ilaçet e 60-vjeçarit dhe pagesa si sanitare e bashkëshortes.

60-vjeçari tregon se sëmundja avancon dhe ai rrezikon që të humbasë edhe këmbën tjetër. Kjo gjendje i ka shuar atij çdo arsye për të jetuar. Në kushte të vështira ekonomike dhe pa dashur të bëhet barrë për familjen, e vetmja zgjidhje që do t’i krijojë atij mundësi të lëvizë për të plotësuar nevojat më emergjente, është vendosja e një proteze që kushton rreth3 mijë euro.
Account Number: 39661411000013
IBAN number: AL42901612210039661411000013
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb