TIRANË- Policia e Tiranës ka dhënë versionin zyrtar të operacionit të koduar “avokati” që çoi në prangosjen e një avokati të njohur në kryeqytet për mashtrim e vepra të tjera penale.

Sipas të dhënave zyrtare, Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë finalizuar me sukses operacionin e përbashkët me metoda speciale të hetimit të koduar “Avokati”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasit Gazmir Xhurxhi, 35 vjeç, banues Tiranë, avokat.
Arrestimi i shtetasit të sipërpërmendur u bë për veprën penale “Mashtrim në shuma të mëdha”, “Fshehje të ardhurave” dhe “Falsifikim i dokumenteve” parashikuar nga nenet 143/2, 180 dhe 186 i K.Penal”, pasi; shtetasi Gazmir Xhurxhi me profesion avokat, i ka marrë nëpërmjet mashtrimit 1.700.000 lekë, (1.7 milionë lekë të reja), duke falsifikuar disa fatura dhe dokumente shtetasit; H. D, 59 vjeç, banues në Klos.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb