LEZHE- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shkuar në Lezhë, ku u takua me strukturat e selisë blu në këtë qark.

Lëvizja në fjalë vjen fill pas arrestimit të kryetarit të bashkisë së Lezhës, përfaqësues i PD-së, Fran Frrokaj.

Pak pas takimit me strukturat, lideri i demokratëve tha se shpreson që kryebashkiaku Frrokaj të jetë i pafajshëm dhe se PD kërkon hetim të paanshëm, jopolitik dhe profesional. “PD kërkon zbatimin e standardit se të gjithë duhet të jenë të barabarte para ligjit. Është e rëndësishme që të mos këtë drejtësi selektive, në funksion te një axhendë politike të caktuar”, tha Basha.

Kujtojmë se pak më parë, Basha tha: “Sot u them të gjithë shqiptarëve se ne urojmë që Fran Frrokaj të jetë i pafajshëm. Qëndrim im dhe i PD-së mbetet i pandryshuar, të gjithë të jenë të barabartë para ligjit nga qytetarët e thjeshtë deri te politikanët e lartë. Por ne duam transparencë, hetim jo politik dhe të paanshëm, shqiptarët duan drejtësi profesionale dhe jo të kapur nga axhenda politike për drejtësi selektive të drejtuar ndaj një krahu politik drejt një tjetri”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: