ELBASAN – Pas arrestimit të pedagogut shqiptar Klodian Zaimi në Malajzi të dyshuar si militant i ISIS, ka reaguar Myftiu i Elbasanit Agim Duka.

Ai me siguri të plotë është shprehur se Zaimi nuk ka pasur asnjëherë angazhim në Myftininë e Elbasanit dhe në asnjë nga xhamitë e këtij qyteti.

“Deklaroj me kompetencë se shtetasi Klodian Zaimi  nuk ka patur asnjëherë emërim dhe angazhim në Myftininë e Elbasanit dhe në asnjë nga xhamitë e Qarkut të Elbasanit. Myftinia e Elbasanit ka qenë dhe mbetet e fokusuar në ruajtjen e Islamit tradicional mbështetur në statutin dhe në rregulloren e brendshme të KMSH.Prej dy vitesh Myftinia e Elbasanit zhvillon fushatë sensibilizuese me mbështetjen e organeve nderkombetare për forcimin e luftës kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe prirjeve radikale” u shpreh Duka.

Duka tha se në Myftininë e Elbasanit nuk ka strehë askush që nuk respekton parimet dhe rregulloren e Komunitetit Mysliman Shqiptar.

“Zaimi nuk ka patur dhe nuk ka asnje lidhje me Myftininë e Elbasanit.Në Myftininë e Elbasanit nuk ka strehë askush që nuk respekton parimet dhe rregulloren e KMSH.Ne dënojmë me ashpërsi çdo veprim që bie ndesh me këto parime.Evidentimi i rasteve të tilla  êshtë cënim i imazhit vlerave të Islamit. Myftinia e Elbasanit që para  5 vitesh ka denoncuar shfaqjen e elementeve me prirje radikale në zonën e Cërrikut. Aty  ka ekzistuar një grup me prirje të rrezikshme ku falë ndërhyrjes se KMSH ,shtetit dhe faktorit nderkombetar është bërë neutralizimi i tyre,” tha Duka.
hgg
Arrestimi i Klodian Zaimit
Autoritetet në Malajzi kanë arrestuar tetë persona të dyshuar për terrorizëm. Një prej këtyre personave është një shtetas shqiptar. Personi i arrestuar quhet Klodjan Zaimaj. Sipas BalkanWeb” mësohet se emri fetar i Zaimajt është Ibrahim.

Te njëjtat burime tregojnë se Zaimaj nuk ka qenë profesor në Shqipëri, siç ka raportuar media këto ditë, por mund të ketë dhënë mësim në Malajzi (siç raporton edhe media në Malajzi). Zaimaj ka rreth tetë vite që jeton në Malajzi. Ai njihet për prirjet e tij ekstremiste. Mësohet se Zaimaj është nga Cërriku dhe është dhëndri i Musa Duhanxhiut, Inspektor i Myftinisë së Elbasanit, në Belsh.

besimi

Vizita e fundit në Shqipëri
Ndërkohë “BalkanWeb” ka mësuar ekskluzivisht se Zaimaj, me banim në Malajzi prej të paktën 8 vitesh, ka vizituar Shqipërinë pikërisht në datën 25 qershor, ditën kur në vendin tonë mbaheshin zgjedhjet parlamentare.

Referuar edhe fotove të siguruara ekskluzivisht nga “BalkanWeb”, mësohet se Zaimaj pas mbërritjes në aeroportin e Rinasit është nisur drejt Cërrikut ku edhe ka marrë pjesë në faljen e organizuar me rastin e Bajramit të Madh.

Ceremonia ku ka marrë pjesë Zaimaj është zhvilluar në stadiumin e Cërrikut “Nexhip Trungu” dhe në të kanë marrë pjesë rreth 500 besimitarë myslimanë.
besimi 2

Njoftimi i policisë së shtetit:
Policia e Shtetit konfirmon se 1 nga 8 te arrestuarit në Malajzi, të dyshuar për terrorizëm, është shtetasi shqiptar Z.K., i cili banon dhe punon prej vitesh ne ate shtet ku dhe ka mbaruar studimet e larta.

Strukturat e specializuara të Antiterrorit në Policinë e Shtetit janë duke punuar intensivisht për rastin në fjalë si dhe për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal.

Policia e Shtetit po bashkëpunon me agjensitë e tjera ligjzbatuese e inteligjente në vend dhe jashtë saj, duke shkembyer të dhëna.

(e.f/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb