TIRANE– Një natë pas grabitjes me armë në një banesë në fshatin Shirq të njësisë Dajç në Shkodër, janë arrestuar dy autorët e dyshuar në Tiranë. Në pranga kanë përfunduar Kristian Marashi dhe Julian Vatnikaj. Mësohet se gjatë operacionit për arrestimin e tyre, policia ka gjetur në Tiranë edhe makinën e grabitur dhe kjo mendohet se është një nga gjurmët që coi në arrestimin e tyre.

Ngjarja:
Grabitja me armë ka ndodhur në fshatin Shirq të njësisë Dajç. Dy persona të maskuar dhe armatosur me pistoletë kanë hyrë në një banesë dykatëshe ku kanë marre një çifte, një makinë tip ML ngjyrë e zezë me targë 267 NG dhe një celular.

Personi i grabitur është shtetasi Mark Alia. Familjarët thonë se është dikush që i njeh sepse shtëpia ka sistem alarmi dhe kamera sigurie por sinjali i alarmit nuk ka rënë.

Grabitësit kanë qënë 3 persona, dy janë futur në banesë ndërsa një tjetër ka qëndruar jashtë, më pas të tre grabitësit janë larguar në drejtim të paditur.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb