Një firmë e sigurisë i ka luajtur një rreng delegatëve të Konventës Kombëtare të Republikanëve në SHBA duke i mashtruar të lidhen në rrjete Wi-Fi të pasigurtë afër  kuvendit në Cleveland të Ohio, në mënyrë që të tregojë se sa të paedukuar janë njerëzit e thjeshtë, madje edhe politikanët për sa i përket teknologjisë dhe sigurisë online.

Punonjësit e Avast hapen rrjete Wi-Fi në vendodhje të ndryshme rreth Quicken Loans Arena dhe në Cleveland Hopkins Internatinal Airport dhe i vendosen emra secilit rrjet. Këto emra imitonin emrat e hotspoteve Wi-Fi të njohur, ose kishin kuptim politik.

Disa nga nga hotspotët kishin emra si, “Google Starbucks”, “Xfinitywifi” dhe “Attwifi” që dukeshin si shërbime të vërteta ose emra politik si, “Votoni Trump!Free Wi-Fi”, “Votoni Hilary!Free Wi-Fi”.

Avast zbuloi se mbi 1200 delegatë të GOP u lidhen në këto rrjete brenda dite, duke transmetuar 1,6Gbps, me 70% të përdoruesve të lidhur në rrjetin me baze Trump, ndërsa 30% me baze Hilary. Ndërkohë identiteti i 68.3% i përdoruesve ishte i ekspozuar ndaj punonjësve që po zhvillonin këtë eksperiment dhe mund të shikonin se 44.5% e tyre po kontrollonin e-mail ose po bisedonin përmes aplikacioneve të komunikimit. Avast ka premtuar që nuk do t’i bëjë publike këto të dhëna./Pcw.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: