Kryetari i opozitës, z.Lulzim Basha, në intervistën e pak minutave më parë me gazetarët preku edhe temën e zgjedhjeve në Federatën Shqiptare të Futbollit ku u shpreh se “banda” e pushtetit u përpoq ta vinte në kontroll.

Ndër të tjera Basha deklaroi: “Kemi diskutuar në grupin parlamentar dy çështje të rëndësishme të aktualitetit dhe që kanë të bëjnë me bandën e pushtetit. Pasi u përpoqën dhe dështuan të vënë nën kontroll Federatën e Futbollit, tani i janë sulur artistëve.

Edi Rama ka 20 vjet që tenton të ndërtojë kullë të teatri kombëtar. Po vihen në ndërtim skema kriminale, siç ishte kulla në stadium”, u shpreh Basha.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb