TIRANE- Gjatë një deklarate për mediat, ku komentoi projektbuxhetin e qeverisë për vitin 2018, kreu i PD u pyet nga gazetarët edhe për çështjen ‘Tahiri’ si dhe kërkesën e PS për shkarkimin e kreut të KQZ Klement Zguri, ky i fundit i propozuar nga PD si pjesë e marrëveshjes Rama-Basha.

Basha tha se kryeministri Edi Rama është i gatshëm të zhvishet lakuriq për t’iu shmangur pyetjes se pse e mbrojti Saimir Tahirin.

“Edi Rama është gati të zhvishet lakuriq për t’iu shmangur pyetjes se pse e mbrojti Saimir Tahirin? Pse nuk thotë një fjalë për paratë e drogës dhe patentat e lundrimit të Tahirit të kapura? Ka dy javë që hesht që t’i shmanget këtyre pyetjeve. Dhe përgjigja është në këtë kontekst, ai po bën dhe do bëjë gjithçka, por nuk do t’ia dalë”- tha Basha.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: