TIRANE– Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka treguar para protestuesve të mbledhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, arsyet pse nuk është joshur nga ofertat gjatë negociatave. Kryedemokrati ka përmendur dy arsye pse nuk është tërhequr nga kërkesat e protestuesve për zgjedhje të lira e të ndershme, që për 84 ditë kanë qëndruar në çadrën e lirisë.

Sa i takon zgjedhjeve të 18 qershorit, Basha u shpreh i vendosur se opozita dhe protestuesit e bashkuar nuk do të lejojnë kthimin e monizmit dhe zhvillimin e zgjedhjeve në vend pa opozitën.

“Ne nuk do lejojnë kurrë kthimin e monizmin dhe zgjedhje pa opozitën. T’i harroj republika e vjetër dhe kushdo që qëndron pas saj. Këtë betejë e nisëm së bashku. Ju pyeta a jeni gati të luftojmë. Ju premtova se jam gati t’ju udhëheq drejt një përpjek europiane për zgjedhje të lira e të ndershme. Ju them se unë dhe PD e kemi mbajtur premtimin e dhënën 85 ditë më parë.

As nuk jam tërhequr nga kjo rrugë, as nuk jam joshur, për dy arsye. Së pari sepse këtë betejë nuk e bëj për veten time, as për karrigen time, as për pushtetin tim apo të partisë sime por për të gjithë ju bashkëqytetarët e mi dhe për Shqipërinë e sotme dhe të nesërme. Arsyeja e dytë sepse këto sulme, kritika, baltosje, shpifje e qëndrime të padrejta nuk bëjnë asnjë përshtypje, kjo është forca ime është të bashkimi juaj, tek qëndresa juaj. Shikojeni njëri-tjetrin në sy teksa zoti na sheh, a ka forcë më të madhe në këtë Shqipëri, sesa ky bashkim, sa kjo qëndresë.

Vëllezër dhe motra të majtë që nuk jeni sot këtu, dhe ju vëllezër e motra të policisë, asnjë frikë nuk duhet të ketë askush. Forca jonë që ditën e parë nuk ka qenë dhuna. Forca jonë, çelësi i artë i derës së historisë që hapim sot është bashkimi ynë, është qëndresa juaj”, u shpreh kryedemokrati Basha.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb