* Basha: Rama mos pengojë ngritjen e Byrosë së Hetimit, pr.ligji është rakorduar nga palët

TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha komentoi sot në mbrëmje masakrën e ndodhur në Elbasan një natë më parë, dhe bëri përgjegjës qeverinë Rama e veçanërisht ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, si njeriu që nxit dhe mbështet krimin me veprimet e tij të deritanishme.

Basha tha se kriminelët nuk kanë më frikë dhe vishen me uniforma policie e vrasin falë njohjeve e mbështetjeve nga vetë ministri.

“Ekzekutorët e veshur me uniformën e policisë ishte e njëjta lehtësi. Këmbanë alarmi që bie jo për herë të parë. Me uniforma policie u rrëmbye Enver Stafuka, u rrëmbye dhe ekzekutua Gazmend Çollaku, u grabiten binznese, u ekzektuan mbrëmë 3 vetë dhe 8 u plagosën. Këto nuk janë thjesht larje hesapesh, po produkt i klimës së krijuar në vend. Janë produkt i njohjeve, lidhjeve, mbështejeve që kanë nga ministri. Vrasin dhe ekzekutojnë pa asnjë pengesë me uniformë polici, pa ju hyrë gjë në këmbë, si për t’ju treguar shqiptarëve se krimi është në pushtet”.

Basha shtoi më tej se krimet që ndodhin janë: “Produkt i ortakërisë së qeverisë Rama me krimin, shoqërisë së Tahirit me Habilajt. Ky ministër që ndërmjetëson me vrasës me pagesë i jep makinën personale trafikantëve të drogës, ka mbërthyer trupën e policisë së shtetit. Ky që vendos forcat operacionale në funksion të Shullazit, që iu shfajësohet baronëve të drogës, djeg provat në labortatorë për intersa të narkotrafikut, i jep zemër dhe krah kriminelëve në vend që të godasin ditën dhe natën”.

Duke akuzuar minsitrin Tahiri, Basha tha: “Ky e ka tradhtuar policinë, qytetarët dhe shqiptarët. Bën tendera për uniforma kur krimi godet pikërisht me uniformë policie. Masakra e Elbasanit tronditi mbarë qytetarët, vetëm Tahiri nuk ishte në ankth, 45 minuta pas maskarës ky dordolec publikoi videoselfin me militantë të partisë së tij, perversitet, cinizëm dhe arrgoncë. Ai duhet të largohet menjëherë nga detyra, dhe të vihet para drejtësisë për lidhje me bandat dhe krimin”.

Duke folur për Byronë e Hetimit, Basha tha se kjo strukturë duhet të ngrihet sa më parë, pasi ka rakordimin e të gjitha palëve prej 4 muajsh. Por sipas kreut të PD, është Rama ai që po pengon ngritjen e kësaj strukture.

“Byroja e Hetimit është një projekt i përfunduar me ndihmën e ekspertëve të SHBA. Parashikimet ligjore janë rakorduar veç e veç me rakordimin e ekspertëve të SHBA, nga PD, dhe sipas informacioneve edhe nga Rama dhe Meta. Kjo ka ndodhur prej afro 4 muaj e gjysmë, dhe për gjatë kësaj periudhe Rama refuzon të sjellë pr.ligjin për këtë byro. Nuk ka nevojë as për ndryshime në Kushtetutë, as amendamente, projekti është gati. Thjesht është vonesë për këtë strukturë nga Rama. Ngritja e kësaj strukture ka rakordimin e plotë të gjithë palëve, dhe është bërë sipas sugjerimeve të Venecias, pra është gati të vihet në zbatim një orë e më parë. të gjitha të tjerat janë gënjeshtra”, tha Basha.

(ma.ar/el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: