ITALI – Vitin e kaluar Ermal Meta pushtoi audiencën e Sanremos me këngën “Vietato morire”, një këngë dedikuar nënës dhe të kaluarës së tij të hidhur. Edhe pse kënga fitoi çmimin e tretë ajo ishte fituesja morale e festivalit.

Kështu në vitin 2018 Ermal Meta vjen më fuqishëm se vitin e kaluar me këngën” Non mi avete fatto niente” në bashkëpunim me këngëtarin italian Fabrizio Moro.
Kënga flet për terrorizmin por gjëja e parë që mendoi Ermali kur këndoi ‘Non mi avete fatto niente” ishte fëmijëria e tij e hidhur.

Ka qenë vetë këngëtari shqiptar që tregoi si lindi kënga gjatë një interviste pas përfundit të festivalit ‘Sanremo 2018’, ku ai dhe Fabrizio Moro fituan çmimin e parë. Ai tha se pasi shkroi tekstin së bashku me Moron dhe Andera Febo-n, iu kujtua babai i tij i dhunshëm shkruan Caffeinamagazine.it.

Sipas tij ai ‘nuk i bëri asgjë’ dhe nuk e ndaloi për të bërë një jetë të qetë. Sigurisht për Ermalin nuk ka qenë e lehtë të rritesh, por për të e kaluara e ka ndihmuar për të ecur përpara në jetë.

Ai është pyetur nga gazetarët nëse kënga, ‘Non mi avete fatto niente” i kujtonte ndonjë gjë nga jeta e tij dhe përgjigjja e Ermalit ishte e qartë dhe emocionuese në të njëjtën kohë.

‘Kur e këndova për herë të parë këtë këngë më erdhi në mendje fëmijëria ime. Doja të këndoja, ”Bastard, nuk më bërë dot asgjë’- ka thënë Meta. Kjo nuk është hera e parë që këngëtari shqiptar flet për marrëdhënien konfliktuale me të atin. Ai ka folur dhe më herët për dhunën që babai i tij ka ushtuar, kur Ermali ishte fëmijë.

Edhe në dy këngët e mëparshme të Ermal Metës si ‘Lettera a mio padre’ dhe ‘Vietato morire’ ai flet për fëmijërinë e dhimbshme të tij. Tek ‘Lettera a mio padre’ ka treguar për raportin më babanë e tij. Babanë ai e përshkruan një njeri që nuk ndodhej kurrë në shtëpi, dhe e quan kafshë.

Mdërsa tek kënga me të cilin fitoi vendin e tretë në festivalin e Sanremo 2017, ‘Vietato Morire’ Ermali nxjerr në pah dhunën fizike ndaj tij dhe nënës. Ermali mbërrit në Itali rreth 20 vjet më parë kur ishte 13 vjeç.

Që prej asaj periudhe jeta e këngëtarit shqiptar ndryshoi rrënjësisht. Në vendin fqinj Ermali gjeti qetësinë dhe dashurinë. Aktualisht Ermal Meta është i lidhur me spikeren italiane radiofonike, Silvia Notargiacomo.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb