Ekipi i 19-vjeçarëve të Bazel ka arritur të kualifikohet për fazën tjetër të “Uefa Youth League” (Liga e Kampionëve për të Rinj) pasi ka mposhtur në grup skuadrën e Manchester United me rezultatin 2-1. E veçanta është se ekipi zviceran drejtohet nga tekniku shqiptar Arjan Peço dhe kjo fitore padyshim që nxjerr në pah edhe cilësitë e mira që ai zotëron në trajning.

Fakt interesant është se jo vetëm Peço, por ndihmë për Bazelin që ka siguruar fazën me eliminim direkt e kanë dhënë edhe 7 shqiptarë të tjerë. Bislimi, Pepsi, Lokaj, Rashiti, Ejupi, Isufi dhe Pukaj janë futbollistët me origjinë shqiptare që luajnë në ekipin e Bazelit.

Edhe pse prioriteti i tyre mund të mos jetë kombëtarja kuqezi ky sukses mund t’i gëzojë sadopak tifozët dhe dashamirësit e futbollit shqiptar.

Renditja

basel

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb