TIRANE- “Rikthimi” i ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri pas një heshtje disamujore, duket se ka rindezur skenën politike. Pas mesazhit që deputeti Tahiri i ka dërguar mbrëmjen e kaluar, duke i përmendur regjistrimin video në seancën plenare të së enjtes, edhe ish-kryeministri Berisha i është “përgjigjur”.

Përmes një video-montazhi të publikuar në rrjetin social “Facebook”, Berisha ironizon situatën politike në vend, dhe rikthimin e ish-ministrit Tahiri.

“Një video e Noriegës dhe superministrit të tij, që mbyllet denjësisht për ta!”, shkruan ish-kryeministri Berisha bashkëngjitur videomontazhit, ku shfaqen fragmente domethënëse nga dy filma shqiptarë, ku në vend të aktorëve, janë montuar kokat e Ramës, Tahirit dhe kryeparlamentarit Ruçi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb