TIRANE– Kreu i Partisë demokratike, Lulzim Basha ka komentuar propozimin e bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha në përfundim të seancës së djeshme plenare, i cili tha se rruga e vetme e opozitës në këto kushte të shkeljes së Kushtetutës në Kuvend, është djegia e mandateve të deputetëve.

Në një deklaratë për mediat, sa i takon çështjen së mandateve, Basha tha se “opsionet janë të hapura”.

“Vendimi do të merret në interesin më të mirë të shqiptarëve”, u shpreh kryedemokrati Basha.

Sakaq, kreu i PD ka komentuar zgjedhjen e Kryeprokurorit të përkohshëm vetëm me votat e PS. Sipas Bashës, emerimi i Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm është antikushtetues, politik, dhe pa vetting.

“Me 69 vota është rasti i vetëm në 27 vjet që Kryeprokurori zgjidhet me më pak se gjysma e votave”, tha Basha.

Sakaq, lideri i PD deklaroi se protestat do të nisin në fillim të Janarit dhe i përgjigjen interesit të qytetarëve.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb