Një gjest i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj gjatë një takimi me qytetarët bashkë me kryeministrin e vendit, Edi Rama, nuk ka mbetur pa u komentuar nga kundërshtarët e tij politikë.

Gjatë kohës që Rama u flet qytetarëve për Reformën në Drejtësi, kreu i bashkisë teshtin, dhe si për të falënderuar qytetarin që i thotë: “Shëndet”, e prek në kurriz me dorën që mbajti tështimën.

Por kundërshtarët e tij thonë se kryebashkiaku Veliaj ka fshirë duart e ndotura në xhaketën e qytetarit.

Këtë gjest nuk ka nguruar ta komentojë edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e ka postuar videon në profilin e tij në Facebook dhe bashkangjitur saj shkruan: “Mos u ulni afër Lal Plehut!”

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb