TIRANE– Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me shkarkimin e Saimir Tahirit nga posti i ministrit të Brendshëm.

Në një status në ‘Facebook’ Berisha pohon se banditokracia po dridhet, ndërsa sipas tij qytetarët janë më afër triumfit. Ai paralajmëron Tahirin se do përfundojë në burg, atje ku ndodhet edhe Emiljano Shullazi.
berisha
REAGIMI I BERISHES
Banditokracia po dridhet! Qytetaret me afer triumfit!

Ra Saje qorri, banditi i dyte i shtetit, ministri skafist dhe narkotrafikant!
– Ai me Ediskobarin mbushen Shqiperine me kanabis dhe policine me kriminele dhe vrases, vendin e ka tek Shullazi por,
– koka e krimit dhe i pari eshte Ediskobari, te cilit sot ia hoqen patericen kryesore!
– Beteja me banditikracine vazhdon! sb
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb