TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha, ka akuzuar për falsifikim kreun e Bashkisë së Tiranës duke iu referuar gjobës së vendosur pas protestës së opozitës në dhjetor 2015. Në rrjetin social “Facebook”, Berisha shkruan se ekspertiza e bërë për shkrimin në fletën e gjobës, ka treguar se nuk është e inspektorit Besmir Karaj.

“Veliaj, fallsifikator dhe krenar! Qytetari i pare i Tiranes, fallsifikatori i pare i saj!
Te dashur miq, sot ekspertiza e shkrimit te fatures se gjobes vendosur dhe njoftuar me urgjence ne kundershtim me cdo ligj nga Veliaj, i hoqi masken Erionit. Ekspertiza deshmon akuzen qe kishte bere po ate dite inspektori, se shkrimi ne dokumentin e gjobes nuk ishte i tij dhe se ai nuk kishte vendosur kurre ate gjobe!!

Inspektori denoncoi prane drejtesise kryetarin fallsifikator te bashkise per fallsifikimin e shkrimit te tij dhe vendosjen e gjobes ne nje flete, te firmosur te vjedhur nga blloku i gjobave nga shefja e kabinetit te zogut te Rames.

Qytetari i pare i Tiranes del dhe fallsifikatori i pare i kryeqytetit.Turp dhe vetem turp! Sb”, shkruan Berisha.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb