Ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni ndodhet në gjyq kundër ligjit italian Severino që  e që e ndalon rikandidimin e tij në zgjedhjet e ardhshme politike. Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg ka nisur sot shqyrtimin e rekursit të prezantuar nga Berluksioni 4 vite më parë. Ligji “Severino” i miratuar në vitin 2012 ndalon kandidimin të personave me një dënim prej më shumë se dy vjet për korrupsion.

Image result for Ledi Bianku
Gjykatesi: Ledi Bianku

Ish kryeministri Berluskoni në maj të 2013 është dënuar nga drejtësia italiane me 4 vjet heqje lirie për mashtrim fiskal të shoqërisë së tij Mediaset.

Në Gjykatën e Strasburgut drejtuar nga kryetarja Angelika Nussberger merr pjesë dhe gjykatësi shqiptar Ledi Bianku.

Ai ishte i pari që hodhi mjaft dyshime mbi vendimin e moskandidimit të Silvio Berluskonit në zgjedhjet politke.  Gjykatësi Bianku ka sjellë në vëmendje rastin e senatorit italian Augusto Minzolini i cili dhe pse i dënuar nga drejtësia italiane është sot anëtarë i Dhomës së Senatit të Parlamentit italian, ndërsa ish kryeministrit italian i mohohet kjo e drejtë. Gjykatësi shqiptar hodhi në diskutim cështjen mbi kriteret e vendimit e përdorueshmërinë e ligjit Severino për qëllime politike.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: