SHKODER-Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Shkodër, në afërsi të Kolegjit turk. Tre punonjës të Komunales, të cilët ishin duke punuar në një pusetë, e për pasojë njëri prej tyre ka ndërruar jetë dhe dy të tjerët janë plagosur lehtë.

Viktima është identifikuar shtetasi Klodos Çeliku, 35 vjeç, ndërsa dy të plagosurit janë Gjon Gjoni, 58 vjeç dhe Maliq Selja, 24 vjeç.

“BalkanWeb” mëson se tre punonjësit gjatë punës dyshohet se janë asfiksuar.

Dyshohet se punonjësi që humbi jetën nuk ka pasur oksigjen, pasi ndodhej në një thellësi prej 5 metrash, ndërsa ka hasur në gaz metan. Gazetari Senad Nikshiqi raporton se 35-vjeçari është asfiksuar dhe më pas ka humbur jetën.

Sakaq, punonjësit e lënduar janë transportuar për kontroll drejt spitalit të Shkodrës.
pusete-shkoder-1
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: