LIBRAZHD – Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur ditën e sotme në afërsi të qytetit të Librazhdit.

Nga incidenti i ndodhurn në aksin Elbasan-Librazhd, ka mbetur një person i lënduar drejtuesi i kamionit.

Si pasojë e aksidentit, ky aks rrugor është i bllokuar. Ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar menjëherë ambulanca dhe forcat e policisë për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

Nuk bëhet ende e ditur shkalla e plagosjes së shoferit të kamionit.

Njoftimi i policise

Më datë 15.10.2017 në aksin Librazhd – Elbasan në fshatin Labinot Fushë, mjeti kamion me targa AA 437 Kj drejtuar nga shtetasi P.P., 63 vjeç banues në Shkodër ka dalë nga rruga.

Si pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit i cili është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore dhe proçeduriale

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: