TIRANE – Emri i drejtorit të Arsimit në Dibër, Drin Gjeci u lakua sot nga selia e PD-së, duke e akuzuar se po i kërcënon mësuesit me vendin e punës, nëse ata nuk votojnë kandidatin e majtë. Por Drin Gjeci në një prononcim për ‘News24’ u shpreh se ndërhyrja e politikës në arsim ka arritur deri në një telefonatë kërcënuese që i është bërë nga vetë kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Pas deklaratës së Gjecit ka reaguar deputeti demokrat Luciano Boçi, i cili i cilëson qesharake pretendimet e drejtorit të arsimit në Dibër. Sipas Boçit, kërcënimin nga intimidimi e ndan një lumë i tërë!

Deputeti demokrat thekson se “do ishte mirë që Ministrja Nikolla ta tërhiqte deklaratën e saj mbrojtëse ndaj Gjecit, dhe në vend të saj “t’i tërheqë veshin” drejtorit!

DEKLARATA E PLOTE E BOCIT NE FB
Është qesharake që drejtori i arsimit në Dibër, që kërcënon mësuesit me vendin e punës, ose me saktë me bukën e gojës, në këmbim të votës, të ankohet se po e “intimidojnë” në punën e tij.
Akoma më qesharake janë deklaratat e Ministres.
Në vend që të reagojë ndaj drejtorit kërcënues e merr ne sqetull atë. Njëkohësisht, “na ndriçon” se mësuesit po punojnë për vitin e ri shkollor!!???
Po, po ministre po punojnë…..shumë madje!!!
Është e vërtetë.
Po punojnë të shkretët “me shpirt nëpër dhëmbë”, që të mos humbasin punën e tyre.
Disa janë turrur të bëjnë përzgjedhjet e shpërndarjet e teksteve të paracaktuar si fitues nga ju dhe shpura juaj politike!
Kështu mund të bëjnë pak “figurë të mirë”.
Disa të tjerë “më fatlumë” si këto në Dibër, janë thirrur nën armë, me hir e pahir, me dhunë e kërcënim, të mbështesin kandidatin e PS.
Ky “i intimiduari” e luan mirë rolin e tij këtu!
Si në ditët “e arta” të lokaleve 2015, kur mësuesit mbushnin sheshet, bënin vëzhguesin ose komisionerin në këmbim të sigurisë së punës.
Ato që dyshoheshin, rrethoheshin me laps të kuq dhe hakmarrja nuk vononte.
Kjo po ndodh edhe sot në Dibër.
Janë me qindra raste te evidentuara dhe të denoncuara. Dibra “bën beli”, sepse drejtori që ka, shquhet për zell të tepruar politik.
Nuk besoj se znj. Ministre e ka harruar urdhrin që zyra e saj shpëndau të gjithë DAR-eve që këto të fundit të bënin konstatimin e bindjeve politike të mësuesve, për të hartuar “Listat e zeza”.
Nuk besoj se ka harruar dhe urdhërin po të dalë nga zyrat e MAS për të marrë të gjithë nr e telefonave dhe adresat e email-eve të mësuesve.
Dhe nuk mund të harrojë që 90% të drejtorëve edhe sot pas tre vitesh, i ka të komanduar!!!!
I ka të freskëta “kasaphanet” politike të shkarkimeve apo emërime, të cilat me fakte ja kemi sjellë dhe në parlament.
Prandaj do ishte mirë që Ministrja ta tërhiqte deklaratën e saj mbrojtëse dhe në vend të sajë “t’i tërheqë veshin” drejtorit, jo duke imituar Kryeministrin ama!
Mos të harrojë, që sa herë del para kamerave, deklaron se “arsimi duhet te rrijë larg politikës”.
E di që nuk e beson as vetë këtë, por të paktën një veprim formal duhet ta kishte ndërrmarë që “i intimiduari” i saj të mos ngashërehej kaq shumë në media!!!
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb