Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

“Bomba” e Shpëtim Gjikës: As Tirana as Vllaznia, Skënderbeu bie nga Kategoria

Gjika-ne-stadium

Ish-kryetari i bashkisë Vlorë dhe president i klubit Flamurtari, Shpëtim Gjika, me një status në “facebook”, ka paralajmëruar gjëmën e madhe që e pret ekipin e Skënderbeut.

Mundësitë janë të mëdha që njëra ndërmjet Vllaznisë dhe Tiranës të rrëzohet nga kategoria kur këto dy skuadra të përballen në javën e fundit, por sipas Gjikës, kushdo prej këtyre ekipeve do ringjitet sërish pasi Skënderbeu do marri vendin e tyre. Korçarët janë në hetim nga UEFA dhe dënimi këtë herë do jetë drastik.

Statusi i Shpëtim Gjikës
shpetim gjika
Mbajeni mire shenim kete status, sidomos tifozet e Skenderbeut!
E di qe do me shani, por do duroj!
Skenari i ketij kampionati eshte si me poshte:
1.Nga Superliga bie Tirana ose Vllaznia!
2.Skenderbeut pas pak ditesh i vjen vendimi nga UEFA per trukime ndeshjesh!
3.Skenderbeu denohet te zbresi nje kategori me poshte nga Superliga!
4.Per kampionatin e ardhshem ringjitet ne Siperlige Tirana apo Vllaznia ne vend te Skenderbeut!
Keni per ta pare qe do ndodhi keshtu!
Ps: kushdo qe do me shaje apo fyej sot, nuk do ti pergjigjem, por do tja kthej 10-fish kur te ndodhi keshtu si po them une sot!

(e.k/BalkanWeb)


Komente ( 2 )

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.