LONDER-Është David Bowie triumfuesi i edicionit 2017 të Brit Awards. Këngëtari, i cili vdiq në 10 janar 2016, ka marrë çmimin e mirënjohjes pas vdekjes, si artisti më i mirë mashkull i vitit dhe atë të albumit më të mirë, për ‘Blackstar’, një punë e publikuar dy ditë përpara vdekjes së tij.
Emeli Sande është kurorëzuar si artistja më e mirë femër, ndërsa grupi ‘the 1975 si banda më e mirë.

Mbrëmje gala për muzikën britanike, në të cilën janë ndërthurur shija e ëmbël dhe e hidhur, sepse janë vlerësuar artistët më të mirë britanik të vitit, duke u donimuar nga mungesa e disa prej tyre. Jo vetëm Bowie fitues i dy çmimeve, por edhe George Michael, nje artist qe nuk jeton më, ju dedikua një këngë prekëse nga Coldplay, ‘A different Corner’.

Ndarja e çmimeve Brit Awards u organizua në arenën 0 dy të Londrës. Në të, veç ndarjes së çmimeve ka pasur edhe performime muzikor filluar nga Keti Peri, Robi Williams, Bruno Mars e Ed Sheeran.

Në Brit Awards, u ndanë edhe çmime në kategori të tjera. Banda Little Mix Musician është nderuar me çmimin “kënga më e mirë” për “Shout Out to My Ex.”.

Çmimin e Bowit, për albumin më të mirë e ka marre djali i tij, Duncan Jones.

Këngëtarja Adele, është shpërblyer me çmimin “BRIT global success award” për shitje të albumit 25 dhe vlerësim të saj jashtë vendit. Adele ka thënë se ky është viti më i suksesshëm i saj.

Në BRIT Awards, veç çmimeve për talentët anglez, u ndanë edhe çmimet për këngëtarët ndërkombëtarë, përfshirë: solo këngëtari dhe këngëtarja e vitit, e po ashtu edhe grupi më i mirë. Kësaj radhe, me këto çmime u shpërblyen Drake, Beyonce dhe A Tribe Caled Quest.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: