Si do nisë java për 12 shenjat e horoskopit? Cila do jetë shenja më me fat dhe çfarë ju pret gjatë kësaj periudhe? Keni lënë pezull një çështë të rëndësishme? Prisni një ofertë punë? Lexoni horoskopin e përgatitur nga astrologu i njohur Jorgo Pulla për “BalkanWeb” për të mësuar se si do shkojë java juaj. (05/02 – 11/02/2018)

DASHI
Afërdita nga data 11-të do të jetë tek Peshqit, tek shtëpia juaj e cila lidhet me kërkime të brendshme, sekretet, situatat e zhvilluara në prapaskenë, zbulimet, humorin dhe gjenden tuaj psikologjike. Duket se prania e saj në këtë pikë sjell goxha lehtësime, përmirësime në gjendjen tuaj psikologjike, thjeshtëson mënyrën e të menduarit (të nxjerr nga labirinthe që vështirë se të çojnë diku) dhe organizon pak “rrëmujën” që të është krijuar.
Kjo është shumë e rëndësishme duke shfrytëzuar praninë e Marsit tek Shigjetari, që do të thotë studime, qëllime dhe udhëtime, me qëllim realizimin e disa nga planeve tuaja. Marsi mund t’ju ndihmojë në ndryshimin e mënyrës së të menduarit dhe të përballeni me realitetin në një mënyrë krejtësisht ndryshe.
Në pjesën sentimentale me Afërditën që lëviz për herë të fundit tek Ujori, do të keni një periudhë të mirë me partnerin tuaj, pasi komunikimi midis jush do të jetë shumë herë më i mirë. Nga e enjtja deri të dielën që Hëna lëviz tek Shigjetari ju ndihmon të përcillni më lehtësi atë që mendoni tek parteneri juaj pa ndonjë tension apo keqkuptim. Nëse jeni duke kaluar një periudhë vetmie dhe mundoheni të vini më afer me një person, kjo javë ju ndihmon të afroheni më ta thjesht duke hapur zemrën tuaj.

DEMI
Afërdita nga data 11, do të gjendet tek Peshqit, në pjesën tjuaj më sociale që ka të bëjë me grupet, kontaktet, dëshirat dhe urimet tuaja më të thella. Këtu ndodh e kundërta e mbylljes në vetvete.Vini më afër më njerëzit e tjerë, ndiheni më mirë kur ndërveproni dhe shkëmbeni ide dhe kjo ju shërben dhe në pjesën praktike.
Afërdita, veç faktit që është guvernatori juaj, është gjithashtu planeti i harmonisë dhe i dashurisë, prandaj më shumë mundësi do të këni një takim të ri. Tek kjo ndikon dhe Jupiteri ku ju kuptoni se çfarë do të thotë të kesh planetet e zhvillimeve pozitive, fatit dhe zgjerimeve në shtëpinë tuaj, qe ka të bëjë me parteneritetin dhe marrëdhëniet madje kjo zgjat për një vit.
Këtë javë në çështjet tuaja sentimentale do të ketë gëzime dhe optimizëm. Që të henën, më Hënën që lëviz tek Peshorja dhe formon kënde pozitive me Diellin dhe Afërditën, marrëdhënia juaj kërkon të avancoi dhe kjo është mese e dukshme në çdo bisedë që bëni me partnerin tuaj. Me Afërditën në ditët e fundit qe po të lëviz tek Ujori dhe duke formuar një gjashtëkëndesh më Saturnin në mes të javës, optimizmi dhe humori i mirë do ndihmoj të jeni në gjendje për të bërë plane me partenerin tuaj, te cilat do ju kënaqinë të dyve. Nëse nuk jeni në lidhje, ju presin shumë mundesi të reja!

BINJAKËT
Afërdita është në shtëpinë tuaj të dhjetë të lidhur me karrierën tuaj, gje shumë e rëndësishme sepse mund të kontrolloni pjesen më të madhe të zhvillimeve. Kontaktet profesionale bëhën më të sinqerta, të ngrohta dhe të ndershme, puna juaj shpërblehet dhe njiheni si profesionist. Jupiteri dhe Marsi kanë një vend të rëndësishëm për punën dhe zhvillimin tuaj të profesional. Në pjesën sentimentale mund të keni zhvillime shumë pozitive dhe ndjenjat tuaja të jenë të sinqerta. Diçka shumë e rëndësishme për të gjithë, sidomos për Binjakët. Pavarësisht thashethemeve qe qarkullojnë, kur ndjeni diçka të thellë, ku jeni të sigurt për ndjenjat tuaja dhe kjo është mese e qartë ju jeni absolutisht besnikë ndaj tyre.
Në jetën tuaj personale në fillim të javës me Hënën qe lëvizë drejt Peshores dhe formon një kënd pozitiv për te Afërdita dhe Dielli do të mbizoterojë pasioni, dhe ndjenja të pasura mes jush dhe partnerit tuaj. E gjithë kjo do ju bëjë të harroni për pak kohë shqetësimet dhe problemet që ju shqetësojnë prej shumë kohësh dhe të përqëndroheni më teper tek njeri-tjetri. Nëse ju nuk e keni gjetur ende partnerin tuaj, më Hënën qe lëviz tek Shigjetari nga e premtja deri të dielën dhe formon kënde pozitive me Dielli dhe Uranin, shkëlqimi që rrezatoni ju jep shpresë për të ndryshuar situatat.

GAFORRJA
Afërdita është në shtëpinë tuaj të nëntë, që është një tregues se gjendja juaj emocionale është duke u zgjeruar që ndoshta këni mundësinë për të udhëtuar, ose për të takuar një person qe vjen nga jashtë më një kulturë të ndryshme e cila mund t’ju ngjallë interesa (dhe ato emocionale dhe ato profesionale).
Marsi tek Shigjetari mund të sjellë shumë punë dhe kjo kërkon organizim nga ana juaj dhe metodologji. Me siguri kjo mund të jetë një periudhë shumë efikase dhe produktive, por sasia e punës dhe afatet mund t’ju stresojnë pak.
Jeta juaj emocionale mund të jetë shumë interesante me pozitën e Zeusit tek Akrepi, por dhe Saturnit dhe Plutonit në Bricjap. Le të themi se dashuria dhe jeta juaj emocionale kërkojnë një “organizim të brendshëm”, jo vetëm puna kërkon organizim. Dhe kjo për shkak se emocionet mund të jenë shumë të forta.
Kjo javë me Afërditën duke lëvizur edhe për disa ditë tek Ujori është e përshtatshme për të treguar dashurinë tek partneri juaj, duke bërë lëvizje që do ta suprizojnë dhe do t’i lënë përshtypje pozitive. Me lëvizjet e Henës drejt Shigjetarit nga e premtja deri të dielën dhe duke formuar kënde pozitive mes Diellit dhe Uranit dhe është koha për te realizuar mendimet qe ke dhe të suprizosh partenerin. Nëse nuk jeni në lidhje, në fundjavë mund të rrëmbeni mundësinë për të shfaqur ndjenjat tuaja personin qe ju josh.

LUANI
Afërdita nga data 11 do të jetë në shtëpinë tuaj të tetë, e cila ka të bëjë me dy pjesë të rëndësishme. E para është ajo emocionale, ka të bëjë me shtëpinë e pasionit, prishjes e marrëdhënieve dhe emocione të forta ku ndikimi i Afërditës është i sigurt dhe pozitiv. E dyta është ajo ekonomike, për shkak se ajo është e lidhur me ekonominë dhe është planet i harmonisë, favorizon marrëveshjet ekonomike dhe negociatat, sjell ide dhe hap rrugë të reja.
Marsi në shtëpinë tuaj të pestë sjell tensione në jetën tuaj sentimentale, ndoshta bini në dashuri dhe çorientoheni. Gjithësesi nuk është nevoja të nxitoni për diçka. Për momentin ajo që ka rëndësi është të sqaroni brenda jush atë fare ndjeni, duke qenë të sinqert dhe të durueshëm.
Ndjenjat tuaja këtë javë me Afërditën që lëviz edhe për pak ditë tek Ujori, do të keni mundësinë të kaloni shumë bukur me bashkëshortin tuaj.Jeni të gatshëm ti ofroni atij çfarë kërkon nga ju për ta bindur ate për interesimin dhe dashurinë tuaj. Me Henën qe lëviz drejt Shigjetarit nga e premtja deri të dielën duke formuar kënde pozitive te Diellit dhe Uranit bujaria juaj do ta skllaverojë partenerin tuaj. Nëse jeni beqar përgatituni për aventura të reja në të gjitha drejtimet.

VIRGJËRESHA
Afërdita nga data 11-të do të jetë në shtëpinë tuaj të shtatë qe ka të bëjë me parteneritetin, marrëdhëniet dhe lidhjet, një poziocion shumë i mirë për planetin e harmonisë dhe dashurisë. Nuk është vetëm bashkëudhëtimi me të tjerët që është i favorizuar por dhe një skenar i mundshëm për njohje të reja emocionale ose të shohësh marrëdhënie ekzistuese qe shkojnë përpara.
Marsi gjendet në një pozicion që të nxit të mërresh me çështjet e shtëpisë dhe familjes, ndryshime të mëdhaja, si ato të ndërrimit të shtëpisë. Në përgjithësi, duhet të keni kujdes edhe për tensione brenda familjes.
Në jetën tuaj sentimentale këtë javë më Afërditën që lëviz dhe për pak ditë tek Ujori, lëshoni veten dhe emocionet që përmbysin gjithë qenien tuaj dhe mos lejoni pasiguritë qe këni nëse partneri juaj ndjen të njëjtat gjëra si ju. Mos u mundoni te logjikoni atë që ndjeni përkundrazi me Hënën që levizë drejt Shigjetarit nga e premtja deri të dielën dhe formon kënde pozitive me Diellin dhe Uranin tregohuni bujar me personin që doni dhe bëhuni gati të shpërbleheni me qëndrimin tuaj.

PESHORJA

Afërdita deri në datën 11 do të jetë në shtëpinë tuaj të pestë që lidhet me dashurinë dhe kreativitetin, diçka e shkëlqyeshme për jetën tuaj emocionale dhe marrëdhënien tuaj me fëmijët. Kontaktet tuaja me të tjerët bëhen më të ngrohta, edhe pse është e rëndësishme të mbani pak nga spontaniteti juaj, sepse Marsi tek Shigjetari mund t’ju bëjë mjaft impulsiv në nivelin e komunikimit. Siç edhe e dini edhe vetë, si një shenjë e hijësisë dhe diplomacisë, ndershmëria është vyrtyti juaj më i madh, por duhet të jepet në mënyrën e duhur, sepse përndryshe ajo mund të bëhet fyese.
Nga data 11 Afërdita do të jetë në shtëpinë tuaj të gjashtë dhe kjo do të thotë se: 1.Ju mund të bëhëni më të bukur duke u marrë me pamjen tuaj të jashtme, të filloni një dietë ose palestren etj. 2. Mund të ketë zhvillime pozitive në punë.
Në jetën tuaj sentimentale këtë javë me Afërditen qe lëviz dhe për pak ditë tek Ujori do të kaloni një kohë të këndshme dhe romantike, ndjenjat do të jenë të forta, te nxehta dhe do të nxehin si ju dhe partnerin tuaj. Lëreni vetën të shijojë emocinet që ndjeni në mënyrë që të përmirësoni marrëdhënien tuaj dhe mos kini frikë nga asgjë! Nëse ju jeni vetëm dhe të hapur ndaj sfidave, lëvizja e Hënës tek Shigjetari nga e premtja deri të dielën dhe duke formuar kënde pozitive më Dielli dhe Uranin, ju bën gati për diçka të jashtëzakonisht të mirë që do hyjë në jetën tuaj! Përgatituni për të përjetuar surpriza të këndshme!

AKREPI
Afërdita deri në datën 11 do të jetë në shtëpinë tuaj të katërt dhe do të merreni më mënyrën më të mirë të mundshme me çështjet që kanë të bëjnë me familjen , gjithashtu mund të bëni rinovime në hapësirën tuaj të shtëpisë ose të zyrës ndoshta mund të gjeni diçka të re gjatë kësaj periudhe. Nga data 11 e tutje do të jetë në shtëpinë tuaj të pestë të lidhur me dashurinë, kreativitetin dhe marrëdhëniet tuaja me fëmijët dhe të gjitha këto fusha mund të ketë zhvillime të jashtëzakonshme.
Kujdes më shpenzimet e tepërta dhe çdo lloj lëvizjeje të nxituar lidhur me financat, sepse Marsi tek Shigjetari është në një kënd të vështirë dhe mund të sjellë shumë shpenzime të papërballushme njëkohësisht.
Jupiteri në shenjën tuaj është një rast i mirë pozitiviteti dhe fati, madje në kohë të vështira, prisni dhe ndonjë mrekulli këto kohë kaq të favorizuar duhet të ndiheni.
Këtë javë, me Afërditën ne ditët e fundit tek Ujori merrni partnerin tuaj nga dora dhe çojeni atë diku larg çmendurisë se jetës së përditshme.Veçanërisht të martën dhe të mërkurën, kur Hëna do të lëvizë tek shenja juaj dhe do të favorizoni goxha kohën që do t’i kushtoni partenerit tuaj duke ndalur kohën dhe mos biseduar me të për detyrimet e parëndësishme qe këni. Ktheni vemëndjen tek ndjenjat dhe tregoni interesin tuaj për te. Ju do të ndiheni te dy më mirë, me këtë pushimin e shkurtër. Me Hënën qe lëviz tek Shigjetari nga e premtja deri të dielën dhe formojnë kënde pozitive më Diellin dhe Uranin, beqaret të shenjës bëhuni gati për takime të papritura erotike!

SHIGJETARI
Afërdita deri në datën 11 do të jetë në shtëpinë tuaj të tretë të komunikimi bëhet më emocionale, ndërsa ju do të keni mundësi për takime të reja. Ndërkohë dhe Marsi është në shenjën tuaj, pra po flasim për një energji të pabesueshme, dëshirë për gjëra të reja, bukuri, tërheqje dhe erotizëm. E rëndësishme është që të përdorni të gjithë këtë energji në mënyrën e duhur dhe jo ta shpërdoroni ose mos ta menaxhoni mirë ate dhe në fund të ndjehen të shteruar nga energjitë.
Nga data 11 Afërdita do të jetë në shtëpinë tuaj të katërt, do të favorizohen marrëdhëniet tuaja me familjen dhe njerëzit tuaj të afërt dhe planet tuaja lidhur me shtëpinë.
Çfarëdo që errëson marrëdhëniet tuaja, këtë javë me Afërditën që lëviz dhe për pak ditë tek Ujori do të hidhet dritë dhe do të gjendet zgjidhje e nevojshme. Më Hënën që lëviz në shenjën tuaj nga e premtja deri të dielën dhe formon kënde pozitive më Diellin me Uranin, flisni pa frikë dhe me sinqeritet me partnerin tuaj dhe gjërat do të bëhen më mirë mes jush duke zgjidhur mosmarrëveshjet dhe keqkuptimet që keni. Nëse jeni beqar, mos u ndjeni të befasuar nëse fati ju troket tek dera, kur ju të mos ta prisni!

BRICJAPI
Afërdita deri në datën 11 do të jetë tek shtëpia juaja e dytë, tek ajo e financave dhe do të keni mundësinë të marreni me to dhe të shikoni rezultate pozitive. Dhe vetë Afërdita ju ndihmon tek ajo pjesë, por nëse përpiqeni dhe ju mund të arrihen shumë më tepër gjera. Nga data 11 e tutje është e vendosur në shtëpinë tuaj te tretë ku komunikimi bëhet më emocional dhe do jeni në gjendje të shprehni gjëra që nuk kanë qenë te lehta për tu shprehur, mund të jeni të guximshëm nga ana profesionale por kur bëhët fjalë për shprehjen e emocioneve ju sprapseni.Marsi në shtëpinë tuaj të dymbëdhjetë ju ndihmon të bëni një sqarim te brendshëm dhe sjell në sipërfaqe probleme që kërkojnë të analizohen, sqarohen apo zgjidhen, një proces mjaft çlirues, para se të futet në shenjën tuaj dhe t’ju jap një energji të pabesueshme për të bërë atë që doni, te cliruar nga gjerat e panevojshme.
Emocion, pasion, spontanitet dhe humor i mirë do të jenë karakteristikat kryesore të shenjës tuaj këtë javë me Afërditën qe lëviz në ditët e fundit tek Ujori. Me këtë kombinim mund të kaloni shumë këndshëm me bashkëshortin tuaj. Mund fundjava mos të këtë mbërritur ende,por humori juaj mund të ndalë kohën dhe të lundroni në të .Gëzohuni më momentet dhe argëtohuni me to sipas menyrës tuaj edhe ju qe jeni ende në kërkim të partnerit, së shpejti ëndrra juaj bëhët realitet!

UJORI
Tani afer kishim një eklips Hënor në shtëpinë tuaj në pjesën e marrëdhënieve, shoqërisë dhe partneritetit dhe më shumë gjasa ju këni marrë një mesazh të rëndësishëm për një marrëdhënie, të re apo të vjetër, mesazhi është ose një dritë jeshile ose e kuqe, gjërat janë tepër të qarta. Me shumë mundesi gjerat do të zhvillohen pozitivisht, me Afërditën në shenjën tuaj deri në datën 11 dhe sundimtarin tuaj në kënd të mirë me eklipsin. Nga data 11 Afërdita do të jetë në shtëpinë tuaj e financave dhe kjo është shumë pozitive, sepse do sjelli goxha përmirësime tek to, do ishte më pozitive qe të bënit disa përpjekjet më tepër për përmirësimin e tyre si dhe frenimin e shpenzimeve. Ne marrëdheniet me miqtë dhe grupe duhet të tregoheni pak më të kujdeshëm, sepse më Marsin në shtëpinë tuaj të njëmbëdhjetë mund të shkaktohen reagime revolucionare dhe të tepruara.
Në jetën tuaj sentimentale gjatë kësaj jave me Afërditën duke lëvizur edhe disa ditë tek shenja juaj mund te ekzistoi një mendjelehtësi dhe një lumturi që më në fund ju heq barrën dhe ankthin qe këni mbi supe. Gjërat bëhën më të thjeshta në mendjen tuaj, kështu që mund t’ja komunikoni partnerin tuaj dhe t’i zgjidhni së bashku. Nëse ju jeni beqar në fundjavën që Hëna lëviz tek Shigjetari dhe do të formoi kënde pozitive me Diellin dhe Uranin ju bëhëni më të gatshëm për të filluar diçka të re dhe të sakrifikoni lirinë tuaj! Zgjedhja juaj do t’ju shpërblejë!

PESHQIT

Eklipsi i fundit Hënor në shtëpinë tuaj të gjashtë, ka pasur dhe ka një numër të konsiderushëm elementesh pozitive dhe mund të jetë një tregues i mirë se këto ditë ke përfunduar një projekt profesional apo do fillosh diçka të re. Sigurisht keni dhe Marsin në shtëpinë tuaj të karrieres që do të thotë shumë punë, entuziazëm, produktivitetit dhe lëvizshmëri e përgjithshme në këtë fushë, ndoshta dhe lodhje, e cila mund të shprehet në mënyra të ndryshme.
Nga data 11 Afërdita do të jetë në shenjën tuaj dhe kjo do të thotë jo vetëm shkëlqim, por edhe mundësi në fushën sentimentale, më shumë ngrohtësi dhe më tepër shprehje të ndjenjave në marrëdhëniet tuaja, që duket se kjo është periudha më më shumë harmoni.
Ndjenjat tuaja me Afërditën që lëvizin edhe për disa ditë tek Ujori do të jenë shumë të bukura, pasi ju keni humor pozitiv dhe plotë ndjenja. Do ndjeni nevojën për të ofruar sa më shumë gjera tek parteneri juaj, kështu që ju nuk do të hezitoni të kënaqni edhe kërkesat më të shfrenuara të tij. Kjo do ta bëjë ate të fluturojë në qellin e shtatë dhe do të ndjeheni të sigurt emocionalisht, gje shumë e nevojshme për ju. Nëse jeni beqar, asgjë s’është e përjashtuar gjithcka mund te ndodhi, prandaj qendroni në gatishmëri.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb