Sportitalia pretendon se Chelsea ka zhvilluar një takim që zgjati shtatë orë me përfaqësuesit e Maurizio Sarri dhe është gati të paguajë klauzolën 8 milionë euro për të shkëputur kontratën me Napolin.

Trajneri është shkarkuar të mërkurën nga Napoli, duke hapur rrugë për Ancelottin, megjithëse i udhëhoqi drejt vendit të dytë në Serie A.

Sipas Sportitalia, takimi zgjati për shtatë orë me përfaqësuesit e Sarrit në Londër.
Por, mesa duket gjithçka ka shkuar mirë dhe Chelsea është gati t’i ofrojë një kontratë dyvjeçare trajnerit.

Pronari i Chelseat Roman Abramovich raportohet se është gati të paguajë 8 milionë eurot e klauzolës së tij.

Megjithëse Napoli shkarkoi trajnerin, ka të drejtë të kërkojë shifrën e 8 milionë eurove për kartonin e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb