NJU JORK- ISIS-i ka përdorur armë kimike në Irak dhe Siri, deklaroi shefi i shërbimit sekret amerikan, James Clapper, gjatë një seance dëgjimore në Kongres, i cituar sot nga disa media amerikane. “Sulme me gaz nga grupet ekstremiste nuk kanë ndodhur që prej më shumë se 20 vitesh”, theksoi Clapper.

Megjithatë, ai nuk dha detaje se kur dhe ku kanë ndodhur këto sulme. Clapper shtoi edhe se qeveria siriane, edhe pse ka nënshkruar Konventën mbi Armët Kimike, i ka përdorur ato kundër opozitës në më shumë se një rast.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: