VLORË- Një konflikt familjar mund të kishte përfunduar me vrasjen e disa personave në Vlorë. Policia e qytetit jugor ka parandaluar konfliktin duke ndërhyrë në kohë ndërsa një burrë kishte dhunuar gruan barbarisht dhe po kërcënonte me vrasje vjehrrin dhe kunatin.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në lagjen “10 Korriku”, ku Shërbimet e Policisë të Komisariatit Vlorë kanë marrë sinjalizim nga Salla Operative se në një banesë po konfliktoheshin me njëri-tjetrin disa familjarë. Menjëherë është organizuar punën dhe policia ka shkuar pranë vendit në fjalë.

Policia ka kapur në flagrancë shtetasin Krenar Likskëndaj, 36 vjeç, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij shtetases L.Likskëndaj, 28 vjeçe, dhe po kanoste me thikë vjehrrin dhe kunatin e tij të cilët ndodheshin në banesë.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale thikën e autorit. Materialet hetimore iu referuan Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndaj tij për veprat penale “Dhunë në familje”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kanosja”, të parashikuara nga neni 130/a, 279 dhe 84 të Kodit Penal.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: