Sulmuesi italian, Mario Balotelli, ka thënë se e pret me padurim Euro 2016, duke e nxitur kështu trajnerin Antonio Conte të pyes me sarkazëm sulmuesin rebel se a do të luajë apo do ta shoh këtë ngjarje përmes televizorit.

Balotelli reagoi me entuziazëm ndaj shortit të Italisë me Belgjikën, Irlandën dhe Suedinë, duke postuar emrat e tyre në Instagram bashkë me fjalët “Mezi pres”. Ndërkaq Conte i është përgjigjur: “Çfarë po pret me padurim….. të luash në kampionatin evropian apo ta shohësh atë përmes televizorit”?
Balotelli, i dalë jashtë forme edhe si pasojë e lëndimeve, është ftuar vetëm njëherë për Italinë nga Conte. “Varet nga ai nëse do të përfshihet. E njëjta vlen edhe për të tjerët. Por ai duhet të përmirësohet jashtëzakonisht shumë”, ka thënë Conte për gazetarët italianë.

“Nuk kam ndonjë listë përfundimtare ende. Do t’i shikojë të gjithë me kujdes, por e di edhe kush na solli deri këtu… i njoh lojtarët”, ka potencuar më tej ai.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: