BEOGRAD- Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç deklaroi sot se, nëse disa vende të të ashtuquajturës ”Rruga ballkanike” do t’u mbyllnin kufijtë migrantëve, atëherë edhe vendi i tij do të detyrohej të bënte të njëjtën gjë me Maqedoninë.

“Migrantët nuk mund të qëndrojnë në Serbi”, deklaroi Daçiç në një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij austriak, Sebastian Kurz, i cili ndodhet në vizitë zyrtare në Serbi. “Ka shumë rëndësi që vendet të shkëmbejnë informacione me njëri-tjetrin për çështjen e migrantëve për të mos patur surpriza, por një politikë të parashikueshme”, theksoi ai.

“Nëse ne vendosim kufij të qartë përgjatë ‘Rrugës ballkanike’, atëherë ne do të krijojmë një situatë të re dhe qëllimi është frenimi i migrantëve përgjatë kufirit mes Greqisë dhe Maqedonisë”, tha nga ana e tij ministri i Jashtëm austriak, Kurz.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: