Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka shuar shumë kureshtje sot gjatë një interviste televizive duke folur për marrëdhëniet e tij me aleatin, kryeministrin Edi Rama por edhe për opozitën. Ilir Meta ka folur në “Zonë e Lirë” të gazetarit Arian Çani edhe për protestën dhe çfarë bisedoi me Ramën në darkën e fundit të shumë komentuar. I pyetur nga gazetari, Arjan Çani nëse në ndonjë moment të caktuar “ia ngeci në fyt” Ramës antipastën, Meta e pranoi se ka diçka të vërtetë.

Arian Çani: Gojët e liga thonë se në një moment të caktuar ja ngece në fyt Ramës antipastën pasi pohove se kishte pranuar disa kërkesa të opozitës si edhe qeverinë teknike…

Ilir Meta: Mendoj se ka diçka të vërtetë. Ka qenë një shkëmbim mendimesh. U fol për protestën dhe për shqetësimin edhe sepse kjo rrugë që ka hyrë opozita mund të çojë drejt një situate jo pozitive.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: