Gianni de Biasi edhe zyrtarisht u emërua trajner i Alavesit në Spanjë. Ai ka thënë fjalët e para, duke u shprehur i lumtur që do të jetë pjesë e La Ligas.

“Me kënaqësinë më të madhe dua t’ju informoj se jam emëruar trajner i Deportivo Alaves. Është nder për mua të drejtojë këtë skuadër”, ka shkruar De Biasi në Facebook. Ai u largua nga drejtimi i Shqipërisë tre muaj më parë.

Alaves, e ka bërë të ditur edhe zyrtarisht marrëveshjen me strategun italian përmes rrjeteve sociale.
“Deportivo Alaves ka mbyllur marrëveshjen për të marrë në pankinë trajnerin Gianni De Biasi, që vjen në Spanjë pas përvojave në Itali, Spanjë e në Kombëtaren e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e Alaves.

Trajneri italian do ta ketë shumë të vështirë fillimin e aventurës së re në ligën e parë spanjolle, pasi që në ndeshjen e parë do të përballet me kampionin aktual, Real Madridin, ndeshje që zhvillohet të shtunën në orën 16:45. De Biasi kishte trajnuar Levanten në Spanjë në vitin 2007, kurse pjeën më të madhe të karrierës e ka kaluar në Itali.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb