KAVAJË- Kryeministri Edi Rama, njëherësh kreu i PS-së, i drejtoi një pyetje kryetarit të PD-së, Lulzim Basha se kush e drejton këtë parti, ai apo Sali Berisha.

Teksa ironizoi një deklaratë të Bashës në lidhje me pyetjen e tij se kush e drejtonte bashkinë, Edvin Rama apo Evlis Roshi, kryeministri iu kundërpërgjigj, duke thënë se kjo nuk ka rëndësi.

Gjatë fjalës së tij në mbyllje të fushatës për kandidatin e ASHE-së, Rama pohoi para kavajasve se nuk ka asnjë mister për figurën e kryetarit Elvis Roshi, ndërsa theksoi se nuk është e lehtë të kuptosh se qytetarët janë në drejtimin e duhur.

“Nuk dua të flas gjatë, se këtu në Kavajë nuk ka nevoje për të folur shumë e mjafton ti kesh sytë në ballë e kupton se shihet se nga është drejtimi. Më thanë që ka ardhur Luli këtu në Kavajë edhe ka bërë pyetjen se si e quajnë kryetarin e bashkisë, Elvin apo Elvis Roshi. Dhe unë kam një pyetje tjetër, si e quajnë kryetarin e PD Sali apo Lul?Se për sa i përket kryetarit të bashkisë, e quajnë Ervin, e quajnë Elvis, qytetarin e parë të Kavajës. Vini ka qenë 15 vjeç, bashkë me shumë 15 vjeçar që e braktisën Kavajën dhe ikën së ashku me mijëra shqiptarë për të kërkuar në rrugën e vështirë të emigrimit. Nuk ka asnjë mister në emrin e tij. Ashtu si mijëra të gjerë që në vitet 90 trajtoheshin si mos më keqe. Edhe ai ka qen i dëbuar, por ajo që ka rëndësi është se është i nderuar.”.

Më tej kryeministri Ram ftoi qytetarët të votojnë shqip dhe jo SHQUP. Sipas tij të votosh shqip do të thotë të votosh për drejtimin duhur.

“Është lidhja e tij e fortë me punën me veprat dhe me jetësimin e programit të tij dhe kthimin e zotimeve në realitet që e kanë bërë dhe do e bëjmë edhe më të nderuar. Një kryetar bashkie i cili mori një nga trashëgimitë më të vështira një nga bashkitë më të rrënuara dhe ju deshën vetëm 4 vjet për ta transformuar në një realitet tjetër. Dhe mos harroni që katër vitet ishin shumë të vështira sepse në vend se ta mbështete dhe ti hapte rrugë projektit të tij, Saliu e izoloi Kavajën dhe e trajtoi siç trajtoi njëlloj si të gjitha bashkitë socialiste deri sa në 23 qershor Kavaja i dha dërmën. 20 e kusur vite deputet i Kavajës këtu, president, kryeministër dhe as ujë të pijshëm nuk i la Kavajës kur iku. Sot mund tu them se është shumë e afërt dita që gjithë plazhi i Golemit do e ketë ujin e pijshëm sepse ne e kemi financuar projektin.

Nuk do ketë metër tokë bujqësore të pa ujitur dhe kanal kullues të pahapur. Padashur të zgjatem shumë është e qartë që i vetmi mister për Kavajën është se në dorë të kujt ka ngel PD të Saliut apo Lulit. Shkulja e një memoriali të pa denjë e një memoriali të artit komunist nuk ishte shkulje e një kujtese historike port kthim i dinjitetit të asaj kujtese përmes një memoriali të realizuar nga një skulptor i madh shqiptar. Ishte zgjedhja e këtij kryetari bashkie që i ktheu dinjitetin edhe pishtarëve të demokracisë sepse i ktheu dinjitetin Kavajës. Sot Kavaja është qyteti më i mirëndriçuar i Shqipërisë. Në `21 qershor të gjithë socialistë e demokratë votoni si kavajas. Votoni shqip jo SHQUP dhe të votosh shqip do të thotë të votosh Elvis Roshin. Vota shqip në 21 qershor është vota për drejtimin e duhur,. vota SHQUP është vota për drejtimin e pa ditur.”- u shpreh Rama.

Pas fjalës së tij kryeministri zbuloi memorialin “Demokracia”, i cili zëvendësoi obeliskun e demokracisë të vendosur nga PD.

(ed.me/a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: