Ambasadorja e Kosovës në Amerikë, Vlora Çitaku, ka reaguar lidhur me deklaratën e ministrit të Jashtëm serb, Iviça Daçiç se SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar të tërhequr njohjen për Kosovën. Përmes një reagimi në Tëitter Çitaku shkruan me ironi se ëndrrat e saj janë më reale.

“Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, paska thënë që dëshira e tij është që SHBA-jë dhe Mbretëria e Bashkuar të tërheqin njohjen e Kosovës. Çfarë mund të them, do të doja të isha një kampione e Wimbledonit, dhe do të doja që të mund ta përballoja një udhëtim për në hënë…duhet të them që ëndrrat e mia janë më afër realiteti”, ka shkruar Çitaku në Twitter.

Shef i diplomacisë serbe tha se ka zbuluar “recetën” kundër asaj që ai e ka quajtur “histeri shqiptaromadhe”, e cila, sipas tij “është kërcënimi i më i madh i stabilitetit në rajon”.
Reagimi në fjalë erdhi pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për një president të përbashkët të Kosovës e të Shqipërisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: