NGA MARSELA KARAPANCO

TIRANE- Kërkesa e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për të pajisur shqiptarët e Kosovës me pasaporta shqiptare, ka kaluar me jo pak zhurmë. Ish-zv.ministrja e Jashtme, Edit Harxhi, thotë për “News 24” se një kërkesë e tillë është fisnike, po aq sa edhe populiste, ndërkohë që zbulon sipas saj edhe arsye të tjera se përse ajo vjen në një moment të tillë.

Pavarësisht këtyre, hapësirat që të vë në dispozicion legjislacioni shqiptar, janë të vogla. Madje, në lojë do të vihej sipas zonjës Harxhi, edhe fati i liberalizimit të vizave të Shqipërisë.

E në rast se politika shqiptare do ta shfrytëzonte këtë rast për qëllime populiste dhe nacionaliste, ndërkombëtarëve thotë ish-zv.ministrja e Jashtme, do t’i shkonte ndërmend harta e Shqipërisë së Madhe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: