“Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump shumë shpejt do të japë dorëheqjen dhe do të dalë nga Shtëpia e Bardhë”, paralajmëroi sot një senatore demokrate. Dianne Feinstein tha se Presidenti amerikan do të largohet përpara se protestuesit anti-Trump ta detyrojnë të ikë nga detyra.

“Ne e dimë se ai po e shkel ligjin çdo ditë. Ai po krijon marrëveshje të fshehta me Rusinë. Shumë gjëra që ai po bën janë anti-Kushtetuese. Si ta nxjerrim nga zyra?”, – e pyeti një protestues politikanen 83-vjeçare. Zonja Feinstein, e cila është pjesë e Komitetit Gjyqësor tha: “Ne kemi shumë njerëz që na e kërkojnë këtë. Por unë besoj se do të largohet vetë para se ta detyrojmë ne”.

“Nuk e di se çfarë ka ndërmend të bëjë ai, por kam parë djemtë e tij që kanë lëvizur në Dubai ku kanë hapur dhe një klub golfi atje. Dhe nëse kjo është bërë me shpenzimet qeveritare atëherë është shumë e rëndë”, – tha Feinstein.

Related image
Dianne Feinstein

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb