TIRANË- Deputeti demokrat, njëkohësisht nënkryetar i Kuvendit Edi Paloka ka reaguar pas deklaratave të sotme të ambasadorit amerikan Donald Lu.

Paloka thotë se ambasadori iu tregoi shqiptarëve se vendi është nën sundimin e 4 klaneve por jehona në media e këtyre deklaratave do të zëvendësohet nga shfaqja e radhës. Por, sipas tij fshehja nuk e ndryshon realitetin dhe se të gjithë e dinë si përfunoi Noriega dhe i tillë do jetë edhe fundi i Noriegës së Ballkanit.

“Pak ditë më parë ambasadori i SHBA ju tregoi shqiptareve se çfarë bëhet me një qeveri që nuk i përgjigjet interesave të qytetarëve të saj… Sot iu tregoi se Shqipëria, vendi ynë, është nën sundimin e katër klaneve dhe 20 familjeve kriminale.
Askush nuk u mallëngjye nga këto të vërteta dhe me siguri në media jehona e këtyre deklaratave do të shuhet shpejt për t’i lënë vend shfaqjes së radhës.
Por kjo do të thotë të fusësh kokën në rërë si struci, se fshehja në media nuk e ndryshon realitetin që shqiptarët e përjetojnë çdo ditë. Kjo nuk ndryshon as fundin e historisë…të gjithë e dinë si e filloi dhe si përfundoi Noriega. I njëjtë do jetë fundi dhe për Noriegën e Ballkanit”, shkruan Paloka.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: