Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
BOTËRORI RUSI 2018 LAJME KALENDARI REZULTATE

Delawie dënon kërcënimin e pjesëtarëve serbë të FSK-së, kërkon hetim

delawie

Ambasadori amerikan, Greg Delawie, ka dënuar kërcënimet ndaj disa pjesëtarëve serbë të FSK-së në Zubin Potok, të cilëve përmes një letre iu është kërkuar që të mos jenë pjesë e FSK-së, pasi kjo shihet si tradhti.

Delawie me anë të një postimi në Twitter ka kërkuar hetim nga ana e autoriteteve lidhur me këtë kërcënim.

“Të gjithë qytetarët e Kosovës meritojnë të drejtën për të qenë të sigurt për të jetuar e për të punuar. Ne i dënojmë kërcënimet ndaj anëtarëve të FSK-së në Zubin Potok dhe iu bëjmë thirrje autoriteteve për hetim të plotë. Ne e përkrahim integrimin e serbëve në të gjitha institucioneve”, ka shkruar Delawie në Twitter.

Delawie twitter