Dëmtim i papritur për Zlatan Ibrahimovic. Gjatë ndeshjes së Superkupes së Francës kundër Lionit, Ibrahimovic pësoi një dëmtim në gjurin e tij të djathtë. Sipas të gjithë gjasave, Ibra do të humbasë takimin e parë në kampionat, atë kundër Lilës.

“Është një goditje e rëndë”, u shpreh trajneri Blanc.

Në një kohë kur e ardhmja e suedezit mbetet një enigmë, nga Milano nuk rreshtin ftesat në drejtim të tij, dhe e fundit vjen nga Mihajlovic: “Ibra? Nëse do të vinte do ishim ndër tre skuadrat pretendente për titullin kampion. Është një lojtar që bën diferencën”, theksoi trajneri i Milanit.
(er.shk/BakanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb