TIRANE– Anëtari i Komisionit të Arsimit, Luçiano Boçi denoncoi praktikën e përcaktuar nga Ministria e Arsimit, që sipas tij detyron mësuesit të blejnë një kredit 200 mijë lekë në fondacione të paliçensuara.

Deputeti Boçi publikoi në faqen e tij të ‘Facebook’-ut foton e faturës për kreditet, të lëshuar nga Fondacioni Joscelyn. Boçi tha se këto kreditë ishin premtuar se do të merreshin falas.

Kujtojmë se kreditët janë kërkesa të Ministrisë së Arsimit që ata të kualifikohen për vendin e punës.

Mandati i arketimit
Mandati i arketimit

“ZHVATJA E MËSUESVE
Mësuesit megjithëse janë pa kontratë kolektive, d.m.th pa siguri në punën e tyre, zhvaten sistematikisht nga Ministria e Arsimit.
Detyrohen të blejnë kredite, si në rastin e treguar më poshtë, me një letër bakalli, nga fondacione e organizma fantazmë që nuk kanë as faqe ëeb e jo më profesionalizëm.
Por ama që kanë liçencimin dhe viston e ministrisë për të grabitur mësuesit.
20.000 mijë lekë duhet të paguajë mësuesi që të marrë një kredit të vetëm për një seancë trajnimi. I duhen disa të tilla.
Me demek sipas premtimit, do të bëheshin falas dhe nga institucione të kualifikuara.
Këto “indulgjenca”, mësuesit më pas i fusin në dosjet e kualifikimit, në përpjekjet e tyre të mundimshme për të ruajtur atë të shkretë vend pune!
Rraskapitje, zhvatje dhe tallje.
Kjo është reforma në arsim.”, shkruan Boçi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb