TIRANE– Deputeti i PD, Tritan Shehu ka reaguar pas publikimit të emrave të kabinetit qeveritar ‘Rama 2’ në Asamblenë Socialiste. Përmes një statusi në ‘Facebook’ Shehu vë në pah mungesën e Ministrisë së Integrimit, pozicion që u përfol se në krye mund të vendosej ish ministrja e PD-së Majlinda Bregu.

Statusi i Tritan Shehut:
C’po ndodh me Qeverine Rama 2?!
Mungon Ministria e Integrimit!!
Paqartesia: Nuk u deklarua as bashkimi i kesaj me Ministrine e Jashteme!
Lapsus, mister, apo nuk ka me Integrim Europian!?

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: