TIRANE- Deputeti i PD, Flamur Noka ka reaguar përmes një statusi në ‘Facebook’ për arrestimin e Moisi Habilajt në Itali, si pjesë e një bande të trafikut të drogës dhe armëve nga Shqipëria në Itali si dhe për lidhjet që ka sipas opozitës me ish- ministrin Saimir Tahiri.

Duke iu referuar përgjimeve nga autoritetet italiane, Noka thotë se Saimir Tahiri duhet të arrestohet për 2 vepra penale.

“30 mije euro ti çohen Tahirit -thote ne pergjime kusheriri trafikant i arrestuar..Isha me Tahirin,Çakon,Konin e Kulen kur doli ne konferrnce Berisha thote ministrja Nikolla nderkohe qe AA 003 GB deklaroi se nga Berisha e mesoi per rektorin e kercenuar …Prokuroria nuk duhet te flej gjume ..Jane akuza shume te forta ndaj AA 003 GB ..E para: per trafik lendesh narkotike .E dyta qe ka te bej me rastin Shullazi: Deklarate e genjeshtert nen betim..Sikur nje qytetar te bente keto dy vepra a do ishte pas hekurave sot???Po AA 003 GB pse jo??? “, shkruan Noka.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: