TIRANE- Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu në një intervistë për Mapo tregon se si do të funksionojë opozita gjatë sesionit të ri parlamentar. Sipas tij një bashkëpunim me forcat e tjera që bëjë opozitë, përfshi këtu edhe LSI-në do krijonte një front të fortë opozitar përballë mazhorancës qeverisëse.

“Pa asnje dyshim PD ne Kuvendin e ri do te jete strumbullari i opozites sone. Dhe ne kete faze shume te veshtire per vendin, perballe arrogances dhe gabimeve te renda te maxhorances, perballe nje situate te thelle kriminale e me droge te vendit, roli i opozites merr rendesi te vecante, historike do te thosha une. Dhe kete rol mund ta luaje vetem PD ne radhe te pare, per vete vlerat, historine, perkatesine ne qendren e djathte te saj, dimensionet qe ka, rrugetimin qe ka bere etj. Ky rol eshte shume i rendesishem per te sotmen dhe te nesermen e vendit tone. Dhe ne kete aspekt te luftes opozitare, qe do te jete e larmishme, demokratike, vizionare e alternative ne kemi ne krah dhe aleatet tane te koalicionit tone para zgjedhor. Por, dhe kete dua ta theksoj, une jam i bindur se ne do te bashkepunojme me te gjitha ato forca politke reale dhe qe jane te vendosura te jene aktive ne opozite. Dhe ketu fjalen e kam ne radhe te pare per LSI, me te cilen mund te kete shume interesa e alternativa te perbashketa. Pa dyshim kur keto do te perputhen une besoj se bashkepunimi nuk ka pse dhe nuk duhet te mungoje. Kjo eshte elementare ne politike. Dhe ne kete sens une nuk shoh asnje rivalitet e problem”,- thotë ai.

I pyetur nëse mes kryetariit të PD-së Lulzim Basha dhe liderit historic të PD-së, Sali Berisha do ketë rivalitet apo bashkëpunim, Shehu u shpreh: “Midis Bashes e Berishes as ka dhe as mund te kete asnje “dualitet”. Une mendoj se ka vetem sinergji. Te dy ata, te gjithe ne, kemi nje qellim, jemi ne nje “varke” dhe askush nuk zbeh rolin apo vlerat e tjetrit, aq me shume po te flasim per Bashen e Berishen. Pra mos u shqetesoni per te tilla “komplikacione” se as nuk ka e as do te kete te tilla. Perkundrazi do te kete vecse bashkepunim te ngushte midis secilit nga ne jo vetem ne grupin tone parlamentar, por edhe me potencialet tona jashte tij”,- tha ai.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: